Burri nga Fushë Kosova e lajmëron gruan në polici: Më ka goditur me enët e kuzhinës

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 10:08
Burri nga Fushë Kosova e lajmëron gruan në polici: Më ka goditur me enët e kuzhinës

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës, është raportuar edhe për dhunë në familje.

“Fushë Kosovë 08.09.2020 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte goditur me një enë kuzhine. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, njofton Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)