Akuzat se Hoti e Mustafa e shtypin mendimin ndryshe në LDK, Baxhaku i reagon Mimoza Kusarit

  • A.P /
  • 11 September 2020 - 16:38
Akuzat se Hoti e Mustafa e shtypin mendimin ndryshe në LDK, Baxhaku i reagon Mimoza Kusarit

Në LDK kanë reaguar pas deklaratave të deputetes Mimoza Kusari që tha se në Lidhjen Demokratike e shtypin mendimin ndryshe.

Deputet i LDK’së, Hatim Baxhaku ka thënë se Mimoza Kusari ka formuar dhe shkatërruar parti për mungesë të mendimit ndryshe.

Ai thotë se ajo nuk ka mundur të gjejë vend në asnjë koalicion e se akuzohet për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Baxhaku ka shkruar në Facebook se deputetja Kusari ka shëtitur me anëtarësim e koalicione në të gjitha partitë.

(Kosova Sot Online)