Edhe Bahrejni e njeh Izraelin

  • A.P /
  • 11 September 2020 - 19:39
Edhe Bahrejni e njeh Izraelin

Bahrejni i është bashkuar Emirateve të Bashkuara Arabe në arritjen e marrëveshjes për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump të premten.

Kjo shihet si lëvizje tjetër për të qetësuar tensionet në Lindjen e Mesme.

Trump ka shkruar në rrjetin social Twitter pasi ka biseduar me mbretin e Bahrejnit Hamad bin Isa Al Khalifa dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Një komunikatë e përbashkët e tre liderëve thotë se janë pajtuar në “themelimin e marrëdhënieve të plota diplomatike mes Izraelit dhe Mbretërisë së Bahrejnit”.

Marrëveshja e Izraelit me Emiratet Arabe ishte prezantuar më 13 gusht. Ajo do të nënshkruhet të martën në Shtëpinë e Bardhë.
 

(Kosova Sot Online)