Hoti: Rreziku nga infektimi me COVID-19 mbetet shumë i lartë, pavarësisht rënies së shifrave

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 12:45
Hoti: Rreziku nga infektimi me COVID-19 mbetet shumë i lartë, pavarësisht rënies së shifrave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka bërë thirrje që të respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për mbrojtje nga COVID-19, që të mos detyrohen që ta ndërprejnë sërish mësimin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se rreziku nga infektimi mbetet shumë i lartë, pavarësisht rënies së shifrave në ditët e fundit.

I pari i ekzekutivit ka thënë se duhet mobizilim i plotë i të gjithëve sidomos tani kur po shkojmë drejt vjeshtës me gjendje të rënduar edhe për shkak të gripit sezonal.

“Na duhet mobilizim i plotë i të gjithëve për të ruajtur jetën e atyre që më së shumti janë në rrezik, sidomos tani kur po shkojmë drejt vjeshtës me gjendje të rënduar edhe për shkak të gripit sezonal.

Të punojmë së bashkë, me disiplinë maksimale në respektim të masave mbrojtëse, në mënyrë që fëmijët tanë të jenë të sigurt, të kenë mundësi të marrin dijen në bankat shkollore, dhe të mos detyrohemi të ndërpremë prapë mësimin“, ka shkruar Hoti.

 

Të dashur nxënës, prindër dhe arsimtarë, Të hënën nis viti i ri shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe...

Publiée par Avdullah Hoti sur Samedi 12 septembre 2020

(Kosova Sot Online)