Pas infektimit me koronavirus, Berluskoni del sot nga spitali

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 10:46
Pas infektimit me koronavirus, Berluskoni del sot nga spitali

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, të hënën do të dalë nga spitali ku ishte duke u trajtuar pas infektimit me koronavirus dy javë më parë.

Lajmin e bënë të ditur të hënën zyrtarët e partisë së tij, Forza Italia, shkruan Reuters.

“Presidenti (i partisë) do të lirohet sot rreth mesditës”, thanë zyrtarët partiakë në një mesazh dërguar gazetarëve.

Politikani 83-vjeçar u dërgua në spitalin San Raffaele të Milanit më 4 shtator pasi shfaqi shenja të buta të pneumonisë në mushkëri.

Ai u infektua me koronavirus përderisa po i kalonte pushimet në Sardenjë.

(Kosova Sot Online)