Kastrati thotë se i kanë fituar 286 mijë euro për shkak të performancës së mirë

  • G.G /
  • 15 September 2020 - 12:26
Kastrati thotë se i kanë fituar 286 mijë euro për shkak të performancës së mirë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se komuna që ai udhëheq ka fituar grant prej 286 mijë euro për shkak të qeverisjes së mirë dhe efektive në vitin e kaluar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka bërë me dije se mjetet e fituara nga granti do të përkthehen në investime kapitale, derisa ka falenderuar për vlerësimin Ministrinë e Pushtetit Lokal, Zyrën Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedinë e Norvegjinë.

“Duke marrë parasysh buxhetin e komunës për investime kapitale sa ishte prej 125 mijë euro gjithsej, angazhimi i secilit kolegë nga të gjitha fushat komunale ka bërë që ky grant t’i shkojë Kamenicës. Për këtë, sot kam falënderuar secilin veç e veç për angazhimin profesional në procesin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale”, ka shkruar Kastrati.

 

Për shkak të qeverisjes së mirë dhe efektive në 2019, Kamenica për herë të parë fiton grant prej rreth 286 mijë...

Publiée par Qëndron Kastrati sur Lundi 14 septembre 2020

(Kosova Sot Online)