Iu gjetën armë e fishekë në bjeshkë, arrestohet deçanasi

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 14:50
Iu gjetën armë e fishekë në bjeshkë, arrestohet deçanasi

Policia në Deçan ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. Nga i njëjti janë konfiskuar një armë, fishekë dhe karikator.

Rasti ka ndodhur më 14 shtator, ku policia ka bastisur në shtëpinë e drurit të të dyshuarit, në bjeshkën e Deçanit.

“Stacioni Policor në Deçan me datën 14 shtator 2020, pas një informate të siguruar nga njësiti i hetimeve, në mbështetje të Njësisë për reagim të shpejtë DRP Pejë, në koordininm të plotë me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake është realizuar një kontroll-bastisje, në shtëpinë e drurit (t’ban) e personit të dyshuar në bjeshkën e Deçanit të quajtur ‘Plaqica e Vokshit’”, njofton policia.

Gjatë bastisjes, janë gjetur armë, fishekë e karikator.

“Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar: Një (1) armë automatike AK 47  Një (1) karikator i së njëjtës armë dhe tre (3) copë fishekë 7.62mm”, thekson njoftimi.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Personi i dyshuar është arrestuar i njëjti pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit është liruar ne procedurë te rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)