Ju tregoj unë kush është përgjegjësi për gabimin fatal në marrëveshjen e Washingtonit që e bëri Serbinë hisedarë në liqenin e Ujmanit

Ju tregoj unë kush është përgjegjësi për gabimin fatal në marrëveshjen e Washingtonit që e bëri Serbinë hisedarë në liqenin e Ujmanit

Gani Qarri

  • 15 September 2020 - 07:51

Shkruan: Gani Qarri

“Përplasjet të cilat nuk po gjejnë fund ndërmjet AAK-s dhe LDK-s, janë treguesi më i qartë për lëshimin e pafalshëm që të dy partnerët e koalicionit bashkërisht në Vashington i`a kanë bërë Vuçiqit, lëshim të cilin tani po mundohen ta fshehin duke akuzuar njëri tjetrin dhe dalë me dy versione, e për çka nuk mundë ta fajësojnë fare palën ndërmjetësues, as administratën e Trumpit, sepse në përbërje të ekipit, nuk kishin asnjë ekspertë për të mbrojtur dhe argumentuar pasuritë jetike të Kosovës, por vetëm staf adoleshent e fare të painformuar, si dhe tërësisht amator e të pa aftë politik. Me këtë mënyrë sjelljeje dhe veprimi të papërgjegjësi totale të delegacionit për bisedime, Kosova serish po rrezikon ti bartë pasojat e rënda të mungesës së ekspertëve dhe politikanëve të mirëfilltë në dialog edhe në fazën përfundimtare të arritjes së marrëveshjes finale, e cila po pritet të ndodhë mbase brenda këtij viti, por që në mënyrën se si po zhvillon bisedimet delegacioni ynë shtetërorë,nëse nuk bëhet plotësim me ekspert dhe ndryshim në udhëheqje,Kosova përfundimisht mund të përjetojë pasoja katastrofale”.

-Duke pasur parasysh faktin se e gjithë sipërfaqja e akumulimit të ujit, përfshi edhe tokat në Serbi, ishin paguar nga Kosova,dhe komplet liqeni i Ujmanit, ishte ndërtuar vetëm për nevoja të Kosovës me Kredi nga Banka Zhvillimore Ndërkombëtare, për marrëveshjen e ashtuquajtur për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua, në prani të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, që nga fillimi, jo vetëm se u shfaqen dyshime dhe nuk u mirëprit në Prishtinë , por si duket ajo do ti dalë dardhë me bishtë shtetit të Kosovës, sidomos sa i takon futjes së Serbisë si hisedarë në përpjesëtimin e Liqenit të Ujmanit, të drejtë të cilën Serbia nuk e kishte as në kohën kur Kosova ndodhej nën pushtimin jugosllav. Madje kjo marrëveshje më tepër u "tumirë" nga disa, vetëm për faktin se Grenell dhe Trump ishin ndërmjetësues, se sa u përshëndet edhe nga vet udhëheqësit e institucioneve të vendit, ndërsa u kundërshtua ashpër dhe shprehë pakënaqësi e madhe sidomos nga partitë opozitare, gjë që dëshmon se këtu janë bërë lëshime të pakthyeshme dhe drastike të cilat e dëmtojnë rëndë Kosovën, ndaj dhe vet partnerët e koalicionit po vazhdojnë të përplasen dhe ta fshehin të vërtetën e pikës skandaloze për Ujmanin, në marrëveshjen me palën serbe, ku ishin së bashku në delegacionin përfaqësues në Vashington.

Për aq më keq,megjithëse palët, herë pas here po bëjnë sikur e cilësojnë marrëveshje historike, përditë po vazhdojnë të dalin detaje të reja nga dy versione të papërputhshme fare ndërmjet tyre,duke bërë të dyshohet edhe më tepër se çfarë në të vërtetë ka ndodhur,veçanërisht tek pika për Ujmanin, në Marrëveshjen e Uashingtonit,që po kritikohet kaq shumë dhe vazhdon të fshihet nga opinioni. Përderisa LDK del me versionin e parë, kurse AAK me të dytin, pikësëpari është bërë e pamundur të dihet aktualisht se çka në fakt u nënshkrua dhe cili është realiteti i pikës së marrëveshjes për Ujmanin, pasi që sa i takon kësaj çështjeje me shumë rëndësi për Kosovën, ende assesi nuk po mund të kuptohet se kush po e thotë të vërtetën, Kryeministri Hoti apo Ministri i Drejtësisë Selim Selimi. Ky i fundit,për herë të parë tha se Ramush Haradinaj ndryshoi marrëveshjen për Ujmanin nga Prishtina, gjë të cilën po vazhdon ta mohojë Isa Mustafa dhe kryeministri Hoti që u shpreh ; “Sa i përket deklarimit se për shkak të presionit të AAK-së është ndryshuar pika për Ujmanin,kjo nuk ka asnjë lidhje”,fakt i cili na bënë të kuptojmë se, fatkeqësisht është pranuar në tërësi kërkesa e Vuçiqit dhe nënshkruar marrëveshja për ndarjen e Ujmanit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".