Rikthehet frika në Itali, rritet numri i rasteve të reja me Covid-19

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 19:14
Rikthehet frika në Itali, rritet numri i rasteve të reja me Covid-19

Vijon të jetë në rritje numri i infektimeve me Covid-19 në Itali pas një periudhe “qetësie”.

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga mediat italiane, gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin fqinj janë konfirmuar 1.229 raste të reja, 221 më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa, numri i viktimave ka shënuar një ulje në krahasim me ditën e djeshme. Sipas autoriteteve italiane, sot janë regjistruar 9 humbje jete nga virusi, 5 më pak se dje.

Nga fillimi i pandemisë Italia ka regjistruar rreth 290 mijë të infektuar dhe 35.633 viktima.

(Kosova Sot Online)