Vdes punëtori i Komunës së Deçanit

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 15:17
 Vdes punëtori i Komunës së Deçanit

Ka vdekur Haki Mushkolaj, punëtor i Komunës së Deçanit. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të punëtorit shumëvjeçar të Komunës së Deçanit, Haki Mushkolaj. Hakiun do e kujtojmë si një burrë të urtë, të sjellshëm dhe të respektuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mushkolaj, të gjithë miqëve dhe kolegëve”, ka shkruar Ramosaj. 

(Kosova Sot Online)