Reuters raporton: Thaçi do ta nderojë Trumpin me “Urdhrin e Lirisë”

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 22:06
Reuters raporton: Thaçi do ta nderojë Trumpin me “Urdhrin e Lirisë”

Kosova do t’ia japë presidentit të SHBA-së, Donald Trump nderin më të lartë, për rolin e tij në ndihmën dhënë Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, raporton të enjten agjencia e lajmeve Reuters.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër të cilën e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, e ka informuar Trumpin se atij do t’i ndahet Urdhri i Lirisë.

Dy ndihmësit e Trumpit, këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore, këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore, Robert O’Brien dhe i dërguari i SHBA-së në dialog, Richard Grenell, do të nderohen me medaljen presidenciale të Meritave.

Në letrën dërguar Trumpit, përmes së cilës Thaçi e ka shprehur “mirënjohjen e thellë për kontributin personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi e ka ftuar presidentin e SHBA-së ta vizitojë Kosovën.


(Kosova Sot Online)