Europë Lindore: SHBA fillon stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Ukrainën, Rusia me Bjellorusinë

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 19:54
Europë Lindore: SHBA fillon stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Ukrainën, Rusia me Bjellorusinë

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara filluan stërvitje të përbashkëta ushtarake të enjten, dy ditë pasi Rusia filloi të bëjë të njëjtën gjë me Bjellorusinë fqinje.

Ambasada amerikane në Kiev ka njoftuar se rreth 4,000 trupa nga 10 vende do të marrin pjesë në stërvitjen “Rapid Trident”, pranë Yavoriv në Ukrainën perëndimore dhe e cila drejtohet nga ushtria amerikane.

Ushtria ruse dhe ajo bjelloruse filluan stërvitjet në rajonin e Brest, afër kufirit bjellorus me Poloninë të martën. Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi se stërvitjet nuk janë të drejtuara kundër vendeve të tjera, si Ukraina me të cilën Moska zyrtre ndodhet në konflikt pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

(Kosova Sot Online)