Grenell nesër në Kosovë, pastaj në Serbi, Greqi dhe Izrael

  • A.P /
  • 20 shtator 2020 - 16:30
Grenell nesër në Kosovë, pastaj në Serbi, Greqi dhe Izrael

Emisari Special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë do të vijnë të hënën në Kosovë. Ky delegacion, përveç Kosovës, pritet të vizitojë edhe Serbinë, Greqinë e Izralein.

Grenell bashkë me delegacionin, do të kenë vizita pesëditore, nga data 20 deri më 25 shtator.

Përveç Kosovës, Grenell bashkë me 13 zyrtarët tjerë amerikanë do të vizitojnë edhe Serbinë, Greqinë dhe Izraelin.

Pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe Adam Boehler, Kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave.

Delegacioni do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe udhëheqës të sektorit privat.

Kjo vizitë e emisarit Grenell dhe zyrtarëve tjerë amerikanë do të realizohet për verifikuar se deri ku ka shkuar zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi.

Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për normalizim ekonomik, e cila u konsiderua historike për faktin se hap rrugë të dy vendeve drejt një normalizimi të raporteve ekonomike si dhe hapet rruga për investime në gjithë rajonin përfshirë në autostrada, hekurudha dhe gaz.

(Kosova Sot Online)