Nëna sakrifikon shumë për ta shpëtuar të birin nga burgu, hapë tunelin 35m të gjatë por e pëson keq në fund

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 16:55
Nëna sakrifikon shumë për ta shpëtuar të birin nga burgu, hapë tunelin 35m të gjatë por e pëson keq në fund

Dëshira për ta parë djalin pranë vetes dhe të lirë e mori në qafë një nënë 51-vjeçare. Ajo u përpoq të hapte në mënyrë të fshehtë një tunel për të liruar djalin e saj nga burgu, por tani po përballet edhe vetë me dënim me burg.

Gruaja 51-vjeçare, ka marrë me qira një shtëpi pranë bur gut në rajonin jugor të Zaporizhia, në Ukrainë ku djali i saj po vu an një dënim të përjetshëm.

Ajo më pas përdori lopata për të gërmuar një tunel 3 metra të thellë në një fushë aty pranë, e cila më pas arriti të gërmonte 35 metra nën tokë, nën muret e bur gut.

Gruaja kishte gërmuar rreth tre ton tokë, në kohën kur u kap dhe u arre stua, tre javë pasi filloi planin e saj.

(Kosova Sot Online)