Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj vjehrrit e djalit që keqtrajtuan nusen në Pejë

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 11:02
Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj vjehrrit e djalit që keqtrajtuan nusen në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj I.M dhe B.M për shkak se dyshohet që vjehrri e ka ngacmuar seksualisht, ndërsa djali ka ushtruar keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj një vajze 20-vjeçare.

I.M, 50-vjeçar nga Peja dyshohet se për muaj me radhë e ka dhunuar seksualisht 20-vjeçaren e cila ishte reja e tij, pra ishte nusja e djalit të tij.

Viktima, përpos dhunës seksuale nga vjehrri, në mënyrë sistematike ishte rrahur edhe nga burri i saj. Për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit, babë e bir. 

(Kosova Sot Online)