Paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë që hyri në një shtëpi në Prizren dhe vodhi pajisje të shtëpisë

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 11:52
Paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë që hyri në një shtëpi në Prizren dhe vodhi pajisje të shtëpisë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj S.Ç. nga fshati Borje i Shqipërisë, i cili ishte me qëndrim të përkohshëm në fshatin Pllanjane të Prizrenit.

S.Ç. dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 18.09.2020, nga ora 17:00, dhe do të zgjasë deri më datën 18.10.2020.

Gjykata Themelore e Prizrenit njofton se i dyshuari më 27 korrik të këtij viti, në fshatin Pejçiç të Prizrenit ka thyer me gurë xhamin e shtëpisë së S.M., pastaj përmes dritares ka hyrë brenda dhe ka marrë: një televizor të markës “Industria”, një resever, një shporet elektrik, një frigorifer, një fshesë elektrike, një shole për WC “Industria”, një tush për banjo, një bojler, një komplet të pajisjeve të kuzhinës, lloje të ndryshme të pijeve alkoolike dhe një batanije.

Të njëjtat S.Ç. ia ka shitur një personi të panjohur, shtetas të Republikës së Shqipërisë. 

(Kosova Sot Online)