Tarikatet e Kosovës pranohen si bashkësi fetare

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 22:55
Tarikatet e Kosovës pranohen si bashkësi fetare

Nëpërmjet poezisë dhe muzikës, kërkojnë afërsinë hyjnore. Ky është njëri prej shumë ritualeve fetare që kanë  dervishët, komunitet mysliman që jeton në Kosovë.

E pas 45 vjetëve të formimit si bashkësi fetare, të hënën Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, iu bashkua grupeve tjera fetare në vend.

Kjo u bë ditur, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku u miratua ndryshimi i projektligjit për liritë fetare.

E këtë, e kanë mirëpritur në Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës.

Sekretari në këtë bashkësi, Shejh Lulzim Shehu, thotë që nga viti 2006, asnjë bashkësi fetare në Kosovë, nuk eksiton juridikisht.

Sipas Shehut, kjo bashkësi i përfaqëson dervishët dhe 9 tarikatet e tyre.
Shehu ka thënë se kjo bashkësi fetare, financohet vetëm nga populli i Kosovës.Në fund, nga kjo bashkësi, kanë thënë se është i vetmi komunitet fetar, me Selinë tradicionale në Kosovë.

Ndërsa nën ombrellën e saj, janë mbi 80 teqe në vend.

(Kosova Sot Online)