Policia ka arrestuar 38 persona të kërkuar

  • A.P /
  • 24 June 2026 - 10:05
Policia ka arrestuar 38 persona të kërkuar

Stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Pejë kanë arrestuar 38 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave gjatë periudhës nga 1 deri më 22 qershor.

Sipas një komunikate të Policisë, personat e arrestuar dyshohen për vepra të ndryshme penale dhe arrestimi i tyre është bërë në zbatim të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Prej tyre, 13 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa 25 të tjerë janë dërguar në seanca gjyqësore. Pas pagesës së dënimit me gjobë, këta të fundit janë liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave dhe arrestimin e personave që kërkohen nga organet e drejtësisë.

(Kosova Sot Online)