Hetuesit e Speciales ia marrin sërish dosjet OVL-UÇK’së

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 14:39
Hetuesit e Speciales ia marrin sërish dosjet OVL-UÇK’së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se dosjet e dërguara sot në zyrat e organizatës është marrë nga hetuesit e Dhomave të Specializuara.

Përmes një konference për media, ai ka thënë se hetuesit e kanë pranuar se materiali është Prokurorisë Speciale.

Edhe avokati Tomë Gashi ka thënë se dokumentacioni është origjinal dhe ka të bëjë me hetim penal.

Ai tutje ka shtuar se Policia dhe Prokuroria nuk janë involvuar se si janë dërguar dokumentacionet në zyrat e OVL-UÇK-së.

(Kosova Sot Online)