141 kosovarë shërohen nga Covid 19

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 15:09
141 kosovarë shërohen nga Covid 19

Betejën me Covid 19 në Kosovë kanë arritur që ta fitojnë 141 kosovarë. Ata zyrtarisht tashmë në bazë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik llogariten si të shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778.”, thuhet në njoftim.

E në 24 orët e fundit në vend janë raportuar edhe 66 raste të reja me koronaviurs.

(Kosova Sot Online)