66 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 15:02
 66 raste të reja me koronavirus në Kosovë

66 raste të reja janë shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nga Covid 19. Kjo u bë e ditur nga ana e IKSHPK’së. Në total numri i personave të infektuar ka shkuar në  15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

Rastet vijnë nga komunat si në vijim: Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste,komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.

(Kosova Sot Online)