IKSHPK-ja pranon 1 mijë e 50 teste molekulare për Covid-19

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 16:59
IKSHPK-ja pranon 1 mijë e 50 teste molekulare për Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka pranuar sot 1 mijë e 50 teste molekulare për Covid-19 nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.

 

“Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) ka njoftuar se sot më 23.09.2020, ka bërë dorëzimin e 1050 testeve molekulare për Covid- 19 për GeneXpert në IKSHPK. Këto teste janë një nga teknologjitë më të reja dhe më të sakta të testimit molekular për Covid -19. Me futjen në përdorim të kësaj metode do të forcohet dhe diversifikohet sistemi i diagnostikimit të hershëm molekular të Covid -19 dhe kursehen resurset e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja ka konfirmuar sot edhe një viktimë dhe 62 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.


(Kosova Sot Online)