Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë – Shqipëri, Hoti tregon datën e re

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 20:41
Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë – Shqipëri, Hoti tregon datën e re

Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë marrë vesh që të takohen përsëri.

Ishte paraparë që mbledhja e përbashkët të ndodhte këtë të premte por kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se kjo mbledhje është shtyrë.

 

 

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka thënë ai në rrjetin social Facebook. 

(Kosova Sot Online)