Mban dy gra në shtëpi, Ilazi tregon: Fle 5 ditë me njërën dhe 5 me tjetrën

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 20:32
Mban dy gra në shtëpi, Ilazi tregon: Fle 5 ditë me njërën dhe 5 me tjetrën

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë Ilaz Laskaj nga Peshkopia, i cili ka dy gra.


Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Ai ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8. Gjatë bashkëbisedimit Iliazi tregoi se vendosi që të merrte gruan e dytë pasi e para nuk bënte fëmijë.

Madje Anifa u shpreh se ka shkuar së bashku me Iliazin për t’i kërkuar dorën Manushaqes për të shoqin. “Shkova bashkë me burrin për të kërkuar dorën e gruas së dytë. U ndjeva mirë”, tha ajo.

I pyetur se si e ndan kohën me dy gratë, Iliazi u përgjigj: “5 ditë me njërën, pesë me tjetrën. Po të sëmurët njëra nuk ka problem me kaluar kohë më shumë me tjetrën. Nuk mërziten”. “Nuk janë zënë asnjëherë. I dua të dyja njësoj, të dyja janë të mira dhe nuk e mbajnë mendjen te xhelozia. Gratë nuk kanë telefon, nuk e duan”, shtoi burri i shtëpisë.

(Kosova Sot Online)