Pas rrjedhjes së dosjeve të Speciales, kjo e fundit emëron gjashtë gjyqtarë

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 20:54
Pas rrjedhjes së dosjeve të Speciales, kjo e fundit emëron gjashtë gjyqtarë

6 gjyqtarë i janë shtuar Speciales, njohësit e drejtësisë thonë që emërimi s’ka të bëjë me dosjet e fundit.


Një ditë më parë përmes një komunikate Gjykata Speciale njoftoi se ka emëruar 6 gjyqtarë të rinj.


Në të u treguan edhe emrat e atyre që do t`i bashkohen regjistrit të gjykatëseve ndërkombëtarë.

Njëri nga gjyqtarët që do i bashkohen 17 anëtarëve të trupës speciale është Gilbert Bitti nga Franca.
Ky ka qenë profesor asistent në Universitetin e Parisit dhe këshilltar në qeverinë franceze.



Poashtu Bitt ndër tjera ka qenë edhe zëvendës i shefit të seksionit këshillimor ligjor në zyrën e prokurorit.

Kurse Daniel Fransen është gjyqtari i dytë i emëruar nga Belgjika.

Fransen  njihet për përfshirjen e tij në gjyqe që kishin të bëjnë më krime të organizuara në nivele të rënda, ekonomike dhe financiare.

Ndërkohë gjyqtari i tretë Fergal Gaynor nga Irlanda njihet për ndjekjen penale në gjyqet e udhëheqësve serbeve të Bosnjës, Radovan Karagjiq dhe Momcilo Krajsinik.

Gaynor gjithashtu përfaqësoi viktimat në rastin e presidentit të Kenisë, Uhuru Kenyatta.

E Rommina Incutti është gjyqtarja e katërt e emëruar. Profesoresha e drejtësisë në universitetin kinez në Hong Kong vjen nga Italia.

Ndër të tjera në biografinë e saj ceket fakti që  ka punuar në kapacitete të ndryshme në Gjykatën Speciale për Sierra Leone në Freetoën.

E gjyqtari i gjashtë, Roumen Nenkov vjen nga Bullgaria.

Ndërkohë, për juristët një Kosovë një emërim i tillë nuk është i pazakontë.

Artan Qerkini më tutje tregon nëse këto emërime tregojnë nëse do ngrise aktakuza të reja ky organ.

Kurse drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë që emërimi i gjyqtareve nuk  ka të bëj me ndodhitë e fundit rreth këtij organi.

Po ashtu Miftaraj tregon që këtë proces e ka zvarritur edhe presidenti Thaçi me rastin e lënies peng të vazhdimit të mandatit për Eulexin.

Ndërkohë emërimin e këtyre gjyqtarëve i ka përshëndetur kryetarja Ekatarina Trendafilova.


(Kosova Sot Online)