Kuvendi dështoi tri herë në votimin e ligjit, vendoset të ndërrohet

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 20:56
Kuvendi dështoi tri herë në votimin e ligjit, vendoset të ndërrohet

Shtyhet konkursi për Komisionerin e Agjencisë për Informim e Privatësi, iniciohet ndryshimi i ligjit.

Konkursi për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dështoi për të tretën herë radhazi.

Ndonëse një herë u propozuan tre emra për këtë pozitë, në Kuvend asnjëri nga ta nuk mori votat e nevojshme.

E për këtë çështje diskutua këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë.

Këta të fundit vendosën që ta ndërrojnë ligjin.

Këtu u kërkua që ndryshmet ligjore të ndodhin me procedurë të përshpejtuar.

E dështimin e zgjedhjes së Komisionerit për disa herë radhazi, Flutura Kusari nga organizata FOL, po e konsideron si negative.

Sipas Kusarit, këto vonesa po bëhen qëllimisht nga anëtarët e Komisionit për interesa të tyre.

Sipas Kusarit, deri sa të zgjidhet një person për pozitën e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, shoqëria civile do ta ketë të vështirë casjen në dokumente publike .

Si pasoj e dështimit të këtyre konkurseve për Komisionerin për Informim dhe Privatësi, Ambasada Britanike ishte larguar nga ky konkurs duke mos dashur të harxhojnë kohë dhe para në këtë proces.


(Kosova Sot Online)