Besnik Tahiri: Hoti nuk i jep “pesë pare” nëse dalim nga koalicioni

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 21:39
Besnik Tahiri: Hoti nuk i jep “pesë pare” nëse dalim nga koalicioni

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri ka folur rreth pozicionimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai  ka thënë se AAK-ja nuk është e interesuar për prishjen e koalicionit qeveritar. Madje, Tahiri ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk i jep “pesë para” nëse AAK-ja del nga Qeveria.

 

“Pesë para nuk i jep Hoti që bie prej Qeverisë. Unë e di që ai nuk e ka këtë brengë. AAK nuk e ka kulturë shantazhin për rrëzimin e qeverisë”, u shpreh ai.


(Kosova Sot Online)