Zyrtari nga Beogradi sot në Prishtinë për avancimin e agjendës amerikane

  • E.K /
  • 24 shtator 2020 - 09:52
Zyrtari nga Beogradi sot në Prishtinë për avancimin e agjendës amerikane

John Jovanovic, kreu i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd sot do të vizitojë Kosovën. 

Një gjë e tillë është konfirmuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

“Faleminderit Radio Televizionit të Serbisë për mundësin që të njihet më mirë drejtori i ri menaxhues i zyrës së DFC-së që mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun. John të ënjten do të jetë në Prishtinë për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, thuhet në njoftim.

Jovanovic është emëruar dje në krye të zyrës së DFC-së që dje është inauguruar në Beograd, në praninë e emisarit të Trump, Richard Grenell, dhe kreut të DFC-së, Adam Boehler.

(Kosova Sot Online)