Istogasit i gjenden bimë narkotike, arrestohet

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 11:22
Istogasit i gjenden bimë narkotike, arrestohet

Policia në Istog ka arrestuar një person i cili ka kultivuar bimë narkotike

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, janë gjetur 23 bimë narkotike, të cilat janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kultivuar bimë narkotike, të llojit Kanabis Sativa. Rreth 23 bimë janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)