Gjatë këtij viti janë shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim në Kosovë

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 16:03
Gjatë këtij viti janë shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim në Kosovë

Mbi 4 mijë kërkesa janë shqyrtuar gjatë këtij viti për leje-qëndrim në Kosovë, ka njoftuar Divizioni për të Hua, Viza dhe Leje Qëndrim në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vizituar këtë divizion sot që funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e aplikimeve për shtetësi.

“Gjatë kësaj vizite, ministri Veliu u njoftua me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurua që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim. Gjatë vitit 2019 ky Divizion ka shqyrtuar 6800 kërkesa për leje-qëndrim dhe 1444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani, në vitin 2020, ka shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

(Kosova Sot Online)