“Schumacheri i Bjellorusisë”, shoferi i taksit arrin ta shpëtojë një protestues i cili po i ikte Policisë

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 16:16
“Schumacheri i Bjellorusisë”, shoferi i taksit arrin ta shpëtojë një protestues i cili po i ikte Policisë

Një protestues në rrugët e Bjellorusisë është parë duke ikur nga Policia pas trazirave në Bjellorusi. Protestuesi futet në një taksi dhe shoferi i taksit duke vozitur mbi trotuar arrin t’i ndihmojë protestuesit të ikë nga Policia.

Trazirat u bënë më të mëdha natën e kaluar pasi presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko u betua për një mandat të gjashtë radhazi në një inaugurim të paparalajmëruar, pavarësisht akuzave për manipulim të votave.

Pamjet, të regjistruara nga një qytetar në Minsk, tregojnë një protestues që vrapon drejt një autostrade të ndjekur nga Policia përpara se të hidhet në taksi. Ai ishte duke u ndjekur nga tre oficerë të Policisë.

Njeriu që qëndron pas timonit nuk duket se heziton ndërsa përshpejton me një ulërimë dhe vazhdon të vozit mbi trotuar. Të tre oficerët godasin në dritare në një përpjekje për të ndaluar makinën, por taksi arrin të tërhiqet dhe protestuesi me sukses arratiset.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet se si arrin protestuesi t’i ikë Policisë me ndihmën e një shoferi të taksit. 

(Kosova Sot Online)