Policia konfiskon 345 mijë kondomë të përdorur të cilët ishin bërë gati për shitje pas pastrimit

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 16:17
Policia konfiskon 345 mijë kondomë të përdorur të cilët ishin bërë gati për shitje pas pastrimit

Policia në Vietnam ka konfiskuar një sasi prej 345 mijë prezervativëve të cilët janë pastruar dhe janë vënë në shitje sikur të ri, shkruan Reuters.

Pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror të Vietnamit (VTV) kanë treguar dhjetëra çanta të shpërndara në dyshemenë e një bodrumi në provincën jugore Bing Duong.

Policia ka thënë se çantat që kanë peshuar diku rreth 360 kilogram përmbajnë përafërsisht 345 mijë prezervativë.

Një grua dëshmitare i ka thënë policisë së prezervativët e përdorur fillimisht janë zier në ujë, pastaj janë tharë dhe janë vendosur për rishitje.

(Kosova Sot Online)