‘Krishti i Siberisë’ ishte i fiksuar pas se*it dhe luksit

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 10:16
‘Krishti i Siberisë’ ishte i fiksuar pas se*it dhe luksit

Në fillim të kësaj jave, policia ruse organizoi një operacion spektakolar, me mjete të blinduara, helikopterë dhe trupa të armatosur rëndë.

Objektivi i tyre nuk ishte ndonjë vrasës apo ndonjë oligark, por një ish-polic trafiku, i njohur edhe si ‘Krishti i Siberisë’.

Sergei Torop, 59 vjeç, u arrestua në Qytetin e Diellit, ku jetonte së bashku me 200 besimtarë.

Ai njihej si Vissarion dhe pas arrestimit, njerëzit e kanë krahasuar me mistikun e famshëm rus, Rasputinin.

Sipas Daily Mail, duket se mes tyre ka ngjashmëri, jo vetëm për liberalizmin seksual.

Një gazetar francez që e vizitoi sektin para disa vitesh shkruante se ata jetonin me stilin e hipive të viteve ’60.

Vetë kishte ngjizur 6 fëmijë dhe bënte thirrje që gratë të ndanin burrat e tyre në lidhje poligamie, të quajtura Trekëndëshat.

Teksa burrat prisnin për lejen e grave nëse duhej të sillnin partnere të reja në shtëpi, martesat e tij nuk i mbijetuan këtij eksperiment. Gruaja e parë e la për një 19-vjeçar, për të cilin pozonte në piktura.

Për ironi, mes personave që e ndiqnin nga pas në sektin e tij kishte edhe mjekë dhe avokatë.

Ai kishte shpallur se fundi i botës ishte afër. Edhe pse ndalonte alkoolin, paratë dhe duhanin, ai nuk lejonte disidencën.

Teksa ndjekësit e tij jetonin nëpër kasolle të improvizuara në të ftohtin ekstrem të Siberisë, ai kishte një vilë luksoze me tre kate, me pajisjet më të fundit.

Nëse dënohet, ai rrezikon 12 vite burg. Pyetja është se çfarë do bëhet me pasuesit e tij, që thuhet se janë mbi 50 mijë në mbarë globin.

(Kosova Sot Online)