Donte të shkonte me pushime në Itali, babai lë djalin 11-vjeçar me një të panjohur për pesë ditë. Ja çfarë i ndodhi atij

  • G.G /
  • 25 September 2020 - 10:30
Donte të shkonte me pushime në Itali, babai lë djalin 11-vjeçar me një të panjohur për pesë ditë. Ja çfarë i ndodhi atij

Një baba e ka lënë djalin e tij vetëm në shtëpi me një të huaj për pesë ditë me radhë sepse donte të shkonte me pushime në Itali.

Sipas “The Sun”, 11-vjeçari u detyrua të mbronte veten, sepse ishte në të njëjtën banesë në Edinburg me një banor që kishte ardhur aty vetëm një ditë më parë.

Djali ishte përpjekur të ngrohte një peshk të ngrirë në mikrovalë dhe më pas kishte larë vetë enët.

Babai, emri i të cilit nuk mund të zbulohet për arsye ligjore, e la djalin vetëm me një të huaj në mënyrë që ai të bëhej një fëmijë “i pavarur”.

Ai i pranoi akuzat për neglizhencë të qëllimshme të djalit të tij në një mënyrë që mund t’i shkaktonte vuajtje të panevojshme ose dëmtim të shëndetit mendor dhe jo vetëm, duke e lënë pa kujdes dhe pa mbikëqyrjen e një të rrituri.

Babai i kishte kërkuar banorit që të transferohej një ditë më parë dhe më pas i tha se do të fluturonte për në Itali në 03:00 të mëngjesit, të nesërmen.

I akuzuari tha se banori ishte atje dhe mund të kujdesej për të. Ndërkohë që banori i kishte thënë se nuk mund ta bënte, pasi kishte plane.

Kur u zgjua të nesërmen në mëngjes, banori zbuloi se i akuzuari ishte larguar dhe djalin e kishte lënë vetëm.

Sipas gjykatës, babai u kthye në banesë rreth orës 19:00 dhe djali ishte në shtëpi vetëm.

Banori u largua përsëri të nesërmen dhe djali më pas i dërgoi një tekst nga telefoni i babait duke e pyetur kur do të kthehej.

Kur babai u kthye nga udhëtimi i tij më 5 dhjetor 2018, zbuloi se djali i tij ishte marrë nën kujdesin emergjent për strehim.

(Kosova Sot Online)