E dhimbshme: Vajza 9 vjeçare me nevoja të veçanta, gjendet pranë nënës që kishte ndërruar disa ditë më parë

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 12:30
E dhimbshme: Vajza 9 vjeçare me nevoja të veçanta, gjendet pranë nënës që kishte ndërruar disa ditë më parë

Gruaja 45 vjeçare e cila u gjet e pajetë në banesë dhe pranë saj vajza 9 vjeçare e cila vuan nga paaftësi fizike dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më pare, bën të ditur policia e Korçës.

Fqinjët njoftuan policinë pasi në pallat kishin ndjerë erën e keqe ndërsa kishin vënë re dhe mungesën e gruas si dhe mos reagimet e vajzës së saj. Në orën 22:20 policia shkoi në pallatin në lagjen nr 3 të Pogradecit dhe pasi hapi derën gjetën gruan të vdekur dhe pranë saj të bijën.

“Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë. Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor. “

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dram bëhet edhe më e rëndë pasi një muaj më parë i kishte vdekur i ati.

(Kosova Sot Online)