Shpërndarësi i picave merr 12 mijë dollarë bakshish, shpërthen në lot nga emocionet

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 16:01
Shpërndarësi i picave merr 12 mijë dollarë bakshish, shpërthen në lot nga emocionet

Shpërndarja e picave mund të jetë e lehtë për dikë më të ri, por mjaft e vështirë për një 89-vjeçar. Megjithatë Derlin Newey ka vazhduar ta bëjë këtë punë, falë të cilës, së fundi pati një dhuratë të papritur: një baksish prej plot 12 mijë dollarësh.

Newey nuk po I besonte syve, thotë CNN, kur familja Valdez trokiti në derën e shtëpisë së tij në Utah për t`i dhënë paratë. Shoferi i moshuar nuk i mbajti dot lotët. Ai shpërndan pizza për Papa John's për rreth 30 orë në javë.

Neëey e nisi këtë punë kur e pa se nuk ia dilte dot vetëm me pension. "Si mund të them ndonjëherë faleminderit? Nuk  di se çfarë të them", u shpreh i moshuari i përfshirë nga emocionet. Falë dashamirësisë së disa klientëve të tij besnikë, Newey është shndërruar së fundi dhe një yll në rritje të TikTok-ut.

Familja Valdez tha se gjithmonë kërkonin atë për t`i sjellë picat dhe kishin nisur ta regjistronin dhe videot I hidhnin online.  

(Kosova Sot Online)