Mblidhet Qeveria, Hoti mban konferencë për media

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 08:49
Mblidhet Qeveria, Hoti mban konferencë për media

Sot, nga ora 8:30 do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen 21 pika të ndryshme.

Këto janë disa nga pikat që do të diskutohen sot në mbledhjen e qeverisë:

– Shqyrtimi i Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në transaksionet Elektronike

– Shqyrtimi i Propozim-vendimit për planifikimin dhe zbatimin e Programit për rimëkëmbjen ekonomike, Masa 10-Mbështetje Financiare për projektet dhe inciativat që synojnë  përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri ekonomike

– Shqyrtimi i Raportit Vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2018-2019.

(Kosova Sot Online)