Policia shpëton më shumë se 400 mace të destinuara për ushqim

  • A.P /
  • 17 June 2026 - 15:15
Policia shpëton më shumë se 400 mace të destinuara për ushqim

Policia vietnameze arrestoi nëntë anëtarë të një grupi kriminal që ishte i përfshirë në tregtinë e mishit të maceve dhe shpëtoi rreth 400 mace, njoftuan sot grupet e mbrojtjes së kafshëve.

Më shumë se 40 mace të shpëtuara iu kthyen pronarëve të tyre, por disa dhjetëra ngordhën për shkak të kushteve të këqija në të cilat mbaheshin.

Një hetim u nis në qytetin Ho Chi Minh për një seri vjedhjesh kafshësh shtëpiake dhe çoi në zbulimin e një rrjeti kriminal, raportuan mediat lokale, të cilat deklaruan se policia zbuloi 45 kafaze me afërsisht 400 mace të gjalla dhe katër enë shkumë të mbushura me akull me afërsisht 80 mace të ngordhura, ndërsa 21 mace të gjalla u gjetën në një vendndodhje tjetër.

Të arrestuarit pranuan se kishin kapur dhe mbledhur mace për tre vitet e fundit në jug të Vietnamit, në qytetet Ho Chi Minh, Tay Ninh dhe An Giang.

Konsumi i mishit të qenve dhe maceve është i ligjshëm në Vietnam, por shitësit duhet të kenë certifikata me origjinë shtazore.

(Kosova Sot Online)