Netanyahu duhet të jetë më i përgjegjshëm
Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë takimeve dypalëshe në samitin e G7, duke deklaruar se kryeministri izraelit duhet të jetë “më i përgjegjshëm në raport me Libanin”.
Në këtë samit, Trump dje deklaroi se Izraeli ka qenë duke luftuar kundër Hezbollahut, të mbështetur nga Irani, për “shumë gjatë” dhe se “po vriten shumë njerëz.”
Trump shtoi se Siria mund të “bëjë një punë më të mirë” në trajtimin e çështjes së Hezbollahut.
Ndërkohë, ushtria e Iranit kërcënoi me një “përgjigje të ashpër” nëse ofensiva izraelite vazhdon.
(Kosova Sot Online)
