Tërheqja e 10% nga Trusti, PDK inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 17:38
Tërheqja e 10% nga Trusti, PDK inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka iniciuar sot plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga trusti.

“Pas situatës së rënduar ekonomike për shkak të pandemisë dhe vështirësve me të cilat po përballen shumë familje kosovare, PDK-ja do të deponoj shumë shpejt për votim në Kuvendin e Kosovës, plotësim-ndryshimin e ligjit i cili do t’u mundësoj qytetarëve të tërheqin mjetet e tyre nga Trusti. Kjo iniciativë e PDK-së vjen pas manipulimit që ka bërë Qeveria Hoti duke e futur tërheqjen e mjeteve nga Trusti në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e më të cilin po dështon për të disatën here”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

“PDK, përmes plotësim-ndryshimit të këtij ligji, kërkon të ndajë tërheqjen e kursimeve të qytetarëve në trust nga pakoja tjetër, dhe me këtë t’i jepet fund abuzimit me ndjenjat dhe nevojat emergjente të e qytetarëve.  PDK i fton të gjitha partitë politike në vend që t’i japin mbështetje kësaj iniciative e cila është ndihmë e drejpërdrejt për familjet kosovare në këtë fundvit”, kanë bërë të ditur nga Partia Demokratike e Kosovës.

(Kosova Sot Online)