“Nuk përgjigjem”, ambasadori i Kosovës në Gjermani refuzon të dëshmojë për rastin e Agon Musliut

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 17:11
“Nuk përgjigjem”, ambasadori i Kosovës në Gjermani refuzon të dëshmojë për rastin e Agon Musliut

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka refuzuar të dëshmojë lidhur me rastin e Agon Musliut. Ai ka thënë se përfaqësuesit e tij ligjor e kanë këshilluar që nuk duhet të jap detaje.

Ndërsa për këtë kryetarja e Komisionit Mimoza Kusari-Lila, si dhe këshilltari ligjor i Kuvendit, Muhamet Bytyqi kanë thënë se Cufaj ka të drejtë të mos përgjigjet në pyetjve të caktuara.

Por të njëjtit thanë se është i obliguar që t’i përgjigjet thirrjes për të dëshmuar.

Bekim Haxhiu i PDK-së, ka thënë se refuzimi që të dëshmohet para komisionit është njëjtë si të refuzohet të dëshmohet para organeve të drejtësisë. Ndërsa Cufaj është përgjigjur në disa prej pyetjeve të përgjithshme, por ka refuzuar që të flas për rastin e Agon Musliut.

“Për rastin në fjalë unë nuk përgjigjem”, ka thënë ai.

Cufaj po ashtu ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e Bekim Haxhiut, lidhur me dokumentet mjekësore të të ndjerit. 

(Kosova Sot Online)