Veteranët nuk dinë asgjë për fatin e Gucatit e Haradinajt

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 17:52
Veteranët nuk dinë asgjë për fatin e Gucatit e Haradinajt

Organizata e veteranëve që nga arrestimi nuk ka kontaktuar me Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn që janë arrestuar dhe dërguar në Hagë nën dyshimet për pengim të drejtësisë.

Kështu ka deklaruar sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku.

Ai ka thënë se nuk kanë kontaktuar që nga arrestimi me Gucatin dhe Haradinajn.

“Jo s’kemi kontaktuar më as me z. Hysni Gucati, e as me z. Nasim Haradinaj.  Para se me e dërguar,  atje, Nasimi ka qëndruar në Fushë Kosovë, na ka telefonuar neve dhe avokatin dhe i ka treguar që po e dërgojnë në Hagë, por nuk e dintë saktë se kur. Unë po vazhdoj ta përsëris se ne nuk e kemi njohur dhe nuk e njohim këtë Gjykate, sepse kësaj gjykate i ka skaduar mandati me 2 Gusht. Kjo gjë u përmend erdhe sot në paraqitjen e parë para gjykatësit të z. Salih Mustafa. Avokati i z. Mustafa i tha publikisht atyre se kjo Gjykate nuk ka legjitimitet. Ne çuditemi pse gjithë kjo heshtje e këtyre institucioneve për gjithë këto ngjarje”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)