Dy persona Infektohen me Covid-19 në gjimnazin e Fushë Kosovës, nuk ndërpritet mësimi

  • G.G /
  • 29 September 2020 - 13:33
Dy persona Infektohen me Covid-19  në gjimnazin e Fushë Kosovës, nuk ndërpritet mësimi

Dy persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në gjimnazin”Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë.

 Bëhet fjalë për një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Megjithatë mësimi në këtë shkollë po vazhdon.

Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Po, kemi dy punëtorë të stafit që kanë rezultuar pozitivë, një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Janë testuar edhe pjesa tjetër e stafit, të gjithë kanë rezultuar negativë. Mësimi po vazhdon sepse nuk ka shenja të përkeqësimit të situatës as në mesin e stafit as te nxënësit”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, deri më tani në këtë shkollë janë gjithsej tre persona të infektuar, dy mësimdhënës dhe një punëtor teknik.

(Kosova Sot Online)