Lexoni edhe:
Kuvendi i thotë mjaft Monopolit të Devollëve për homologim
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Komunën e Ferizajt. Një 23-vjecar ka vdekur nga sulmi në zemër, derisa ishte në vendin e tij të punës.
23-vjeçari Armend Sylejmani ishte nga fshati Komogllavë e Ferizajt, derisa, tashmë janë publikuar detaje për ceremoninë e varrimit.
Kuvendi i thotë mjaft Monopolit të Devollëve për homologimLexoni edhe:
Sipas njoftimit, lamtumira e fundit Sylejmanit i jepet sot në ora 16:00.
“Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë që ka ndërruar jetë në moshën 23 vjeçare, Armend Sylejmani. Nga lagjja e Nuhajve. Ceremoninë e varrimit do bëhet më datën: 29.09.2020, në ora 16:00”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjete sociale.
Për rastin kanë dhënë detaje sot Policia e Kosovës.
“Dje rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur. Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë zëdhënës i Policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
(Kosova Sot Online)