Rikthimi i fondeve të MCC’së: Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për investim 10 milionë dollarë në Termokos

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 15:27
Rikthimi i fondeve të MCC’së: Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për investim 10 milionë dollarë në Termokos

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit do të investojë 10 milionë dollarë në ndërmarrjen publike Termokos.

Drejtori i MCC’së për Kosovën, Petrit Selimi ka njoftuar përmes Twitterit se ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me drejtorin e Termokosin që hap rrugën për 10 milionë dollarë invesime në aktivitetit matës të ngrohjes së qytetit.

“Sapo nënshkrova një Memorandum Mirëkuptimi me drejtorin e Termokosit, duke hapur rrugën për 10 milionë dollarë investime në ngrohtoren e qytetit, me 12 mijë konsumatorë, 60 mijë radiator. Përkrahja financiare është donacion, pjesë e marrëveshjes fillestare me agjensinë qeveritare amerikane MCC e implementuar nga MCC Kosova”, ka shkruar drejtori i kësaj korporate.

(Kosova Sot Online)