Del para Gjykatës 44 vjeçari që therri nënën e tij: Nuk pendohem, më bëri magji!

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 16:15
Del para Gjykatës 44 vjeçari që therri nënën e tij: Nuk pendohem, më bëri magji!

Është vendosur nga Gjykata masa e arrestit ndaj 44-vjeçarit Olsi Çekiçi, i cili theri nënën e tij 70-vjeçare.

Katër ditë pas ngjarjes makabër, 44-vjeçari ëshë shfaqur i qetë në gjykatë. Para togave të zeza nuk u paraqitën prova shkresore që ai kishte probleme të shëndetit mendor. Ai doli para gjykatës me duar të lidhura prapa shpine dhe me maskë në gojë.

Avokati i caktuar kryesisht, kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke kërkuar qe ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurise me afat 40 ditë, periudhe gjatë së cilës Cekici t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, per shkak të çrregullimeve mendore. 

Pa shprehur pendesë, 44-vjeçari ka dhënë para gjykatës të njëjtat deklarime që mbajti gjatë marrjes në pyetje nga policia pas arrestimit. Ai tha nëna e tij i kishte bërë magji dhe merrej me djalin. 

Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës 70- vjeçare dhe plagosjes me mjet të fortë të të vëllait,i cili kishte ndërhyrë për të shuar përplasjen.

Pasi ka dëgjuar argumentat e prokurorit te çështjes dhe mbrojtësit kryesisht,gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Olsi Çekiçin, duke rrëzuar kerkesën e mbrojtësit. Kjo me pretendimin se nuk kishte asnjë provë shkencore që ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

(Kosova Sot Online)