Tomë Gashi: Nuk kam marr ftesë me shkrim, më telefonuan nga një numër i panjohur

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 19:19
Tomë Gashi: Nuk kam marr ftesë me shkrim, më telefonuan nga një numër i panjohur

Avokati i organizatës së OVL-UÇK-së ka sqaruar edhe njëherë për opinionin publik se ai është thirrur nga një numër i panjohur që është prezantuar si hetues nga Prokuroria Speciale, i cili e ka ftuar Gashin të paraqitet në zyrat e EULEX në Kosovë.

Ai tha se as sekretari i OVL-UÇK, Faton Klinaku, nuk ka pranuar ndonjë ftesë me shkrim.

Gashi ka thënë se pa ftesë të shkruar nuk iu përgjigjet asnjë thirrjeje.

Madje shkrimin avokati e përfundoi me pak sarkazëm duke thënë se “ as në dasëm nuk shkon njeri pa ftesë”.

Shkrimi i plotë:

Per sqarim:

Une kam pranuar thirrje telefonike nga nje person dhe numer i pa njohur i cili eshte prezantuar si hetues nga Prokuroria Speciale.

Nuk kam marr ftese me shkrim.

Ai ka kerkuar qe une te shkoj se bashku me Faton Klinakun ne zyret e Eulex-it. ne Fushe Kosove aty ku jan intervistuar pjestaret e UÇK-se.

Une kam refuzuar te shkoj te ata dhe posaqerisht qe te shkoi me zotin Faton Klinaku pa ftese te shkruar.

(Kosova Sot Online)

Si tani edhe ne te kaluaren kam refuzuar thirrje nga Gjykata Speciale permes viber ëhats up apo qfardo rrjeti social kur kan bere ftesa per klient te mi.

Nuk ka praktika juridike ne bote qe ftohen ne gjykata pa ftesa.

As ne darsem nuk shkon njeri pa ftese.