Njësia Speciale arrin në Karaçevë

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 15:24
Njësia Speciale arrin në Karaçevë

Aksioni i Policisë së Kosovës në fshtrat e Kamenicës është duke vazhduar ende.

Media nga vendi i ngjarjes së atje tashmë kanë arritur edhe zyrtarë të Njësisë Speciale për të asistuar në rast se ka nevojë.

Media raportoi më herët se Policia po konfiskon edhe lopë në ato fshatra.

Se po zhvillohet aksion në Karaçevë dhe rajonet e tjera të Kosovës e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në orët e para të mëngjesit të 01 Tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës. Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

(Kosova Sot Online)