Zaharova: Në agjendën e Këshillit të Sigurimit për muajin tetor do ta vendosim edhe Kosovën

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 09:52
Zaharova: Në agjendën e Këshillit të Sigurimit për muajin tetor do ta vendosim edhe Kosovën

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zaharova, ka thënë se gjatë Presidencës ruse në Këshillin e Sigurimit do të diskutohet për situatën në Kosovë, Siri, Jemen si dhe për Lindjen e Mesme.

“Bashkë me çështje tjera të rëndësishme në agjendën e Këshillit të Sigurimit për muajin tetor do të diskutohet edhe për situatën politike dhe aspektet humanitare në Siri, Kosovën, Lindjen e Mesme, zhvillime në Jemen”, ka thënë Zaharova.

Ajo ka treguar se gjatë këtij sesioni të tetorit do të diskutohen edhe tema të tjera. 

(Kosova Sot Online)