Kryeministri Hoti reagon pasi Donald Trump rezultoi pozitiv me COVID-19

  • G.G /
  • 02 October 2020 - 09:56
Kryeministri Hoti reagon pasi Donald Trump rezultoi pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Hoti ka thënë se të gjitha lutjet janë për çiftin Trump dhe ka uruar shërim e rikuperim sa më të shpejtë të Donald dhe Melanie Trump.

“Sapo mësova që Presidenti i SHBA’së Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë rezultuar pozitiv. Lutjet tona janë për Donald Trump dhe Melanie Trump, duke iu uruar rikuperim të shpejtë nga COVID-19”, ka shkruar Hoti në twitter.

Vetë Trump ka njoftuar se bashkë me zonjën e parë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ata tashmë janë karantinuar dhe kanë pezulluar të gjitha aktivitetet.

(Kosova Sot Online)